Cristiano Ronaldo do të ketë shansin për të fituar trofeun e katër në Ligë të Kampionëve kur skuadra e tij të përballet me Juventusin të shtunën në Cardiff.
Edhe pse tani është në të tridhjetat, sulmuesi portugez nuk e ka humbur dëshirën e tij për të fituar trofe që e posedonte qysh pas shfaqjes në skenë, transmeton portali arbresh.info. Uria e tij për sukses duket të jetë një tipar ngjitës të cilin e ka shpërndarë tek të gjithë bashkëlojtarët e tij në ‘Los Blancos’ gjatë viteve të fundit.
Ozil ka shpenzuar tri vite në Bernabeu para transferimit në Arsenal në vitin 2013, por pavarësisht largimit ai kishte një kohë të gjatë që kishte punuar me Ronaldon.
Kur është pyetur se çfarë ka mësuar nga koha e kaluar së bashku me të, mesfushorin gjerman zbuloi se është: “Ambicia e tij dhe ajo se sa i uritur është për sukses si një lojtar”
“Ju dëshironi të jeni i suksesshëm, ju dëshironi të shfaqni më të mirën dhe ajo që më ka hipnotizuar rreth tij ishte se sa profesional ka qenë. Ai ishte i pari në dhomën e zhveshjes por largohej i fundit”
“Ajo që e kam admiruar më së shumti nga ai ka qenë se sa i uritur ishte për sukses. Ai gjithmonë ka dashur të jetë edhe më i suksesshëm. Ai dëshironte të mbronte tituj dhe e kam admiruar për këtë”, përfundoi Ozil./arbresh.info
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D