Leo Varadkar është shpallur si lideri i partisë më të madhe në koalicionin qeverisës të Irlandës, Fine Gael.
Varadkar mundi rivalin e tij, Ministrin e Strehimit, Simon Coveney, me 60% të votave, transmeton portali arbresh.info
Ai do të bëhet kryeministri i parë i Irlandës homoseksual.
Ai pritet të marrë detyrën nga ish kreu i Fine Gael, Enda Kenny, në javët e ardhshme.
Në moshën 38-vjeçare, ai do të jetë edhe kryeministri i ri i Irlandës.
Varadkar, i cili shfaqi hapur orientimin e tij seksual në prag të referendumit të martesës për të njëjtin seks të vitit 2015, ka qenë përgjegjës për sistemin e mirëqenies.
Qëllimi i tij është të personifikojë liberalizimin e një vendi që deri vonë është konsideruar si një nga vendet më konservatore në Europë.
Në Irlandë homoseksualizmi ka qenë i paligjshëm deri në vitin 1993./Arbresh.info
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga