Të pish pesë filxhanë kafe ose më shumë mund të përgjysmojë rrezikun për kancer në mëlçi, ndërsa vetëm një filxhan e redukton me një të pestën rrezikun e këtij tumori, sipas një studimi të drejtuar nga Oliver Kennedy në Universitetin e Southampton në Britani të Madhe.
Ekspertët kanë analizuar informacione mbi konsumin e kafes nga 2,250 milionë persona gjithësej (të përfshirë në një total prej 26 studimesh të mëparshme) duke dalë në përfundimin se konsumi i një filxhan kafe në ditë redukton rrezikun e kancerit në mëlçi me 20 për qind por nëse pihen pesë në ditë mund të shkohet në përgjysmim të rrezikut.
Përveç antioksiduesve dhe anit-inflamatorëve që është e pasur kjo pije, mendohet se kafeina ka edhe një rol qendror mbrojtës që ushtrohet nga kafeja, madje është verifikuar se kafja dekafeinato ka më pak efekt kundër tumorit./Arbresh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...