Google ADS

Lionel Messi kontakton yjet e Juves, kërkon ta ndalin gjithsesi Cristiano Ronaldon

19:22 | 2 Qershor 2017
Arbresh Info

Lionel Messi ka kontaktuar yjet e Juventusit si Gonzalo Higuain dhe Dani Alves para takimit të tyre këtë javë me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.

Real Madridi i Cristiano Ronaldos do të takohet nesër (e shtunë) në finale të Ligës së Kampionëve duke filluar nga ora 20:45 me gjigantin italian – Juventusin, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Çfarë ndodhi kur Ronaldo dhe Buffon u përballën për herë të parë në vitin 2009? (VIDEO)

Superylli portugez shpreson të fitoj trofeun në Cardiff pas triumfit që shijoi këtë edicion në La Liga. Edhe pse Messi kryeson ndaj Ronaldos në tabelën e golashënuesve të La Ligas, argjentinasi ka fituar vetëm titullin në Copa del Rey.

Nga ana tjetër, Ronaldo ka qenë në formë sensacionale për Real Madridin në ndeshjet evropiane duke shënuar hat-trick në gjysmëfinale dhe çerekfinale, gjë që është duke shqetësuar Lionel Messin për garën për Topin e Artë.

Lionel Messi është i shqetësuar që Cristiano Ronaldo mund të mposhtë atë në garën për Topin e Artë
Lionel Messi është i shqetësuar që Cristiano Ronaldo mund të mposhtë atë në garën për Topin e Artë

Lionel Messi ka fituar pesë tituj, ndërsa Cristiano Ronaldo ka fituar (4) një më pak se superylli i Barcelonës. Por, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ sugjeron që Messi është i shqetësuar që Ronaldo do të jetë favorit për titullin prestigjioz nëse Madridi siguron trofeun në Cardiff.

Lexo edhe: Xherdan Shaqiri shënoi supergol nga 30 metra, por tifozët nuk janë të kënaqur

Prandaj, sipas gazetës së lartpërmendur, reprezentuesi argjentinas ka shfrytëzuar gjithçka që ka në duar për tu siguruar që ajo të mos ndodhë. Madje, Messi thuhet se ka kërkuar nga bashkëlojtari i tij në Argjentinë, Gonazlo Higuain, dhe ish bashkëlojtarin e tij në Barcelonë, Dani Alves, për t’i tronditur ata.

Ai ka kërkuar nga ata që të ndalin me çdo kusht Cristiano Ronaldon për të shënuar duke i paralajmëruar që të sigurohen që ai të mos ketë ndikim në lojë./arbresh.info

Të ngjashme