Google ADS

Avdullah Hoti: Politikanët e kanë lënë mbrapa Kosovën, unë s’jam politikan (VIDEO)

18:33 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Ish ministri i financave Avdullah Hoti, i nominuar për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, në spotin e tij elektoral të radhës, thotë se jeta në Kosovë është e vështirë për të gjithë, dhe duhet ditur se si të adresohen këto sfida për ta bërë vendin më të mirë.

Politika sipas Hotit është ajo që e ka lënë vendin mbrapa, dhe ai personalisht thotë të mos jetë politikan, por njeri që kryen punë.

Ekonomia kosovare sipas ministrit në largim të Financave, duhet të punojë për të gjithë, e jo vetëm për një grup të vogël. “Ne do të krijojmë vende pune të paguara mirë për të gjithë kosovarët. Ne do të bëjmë një qeveri që punon për qytetarët, e jo një qeveri që punon vetëm për qytetarët që punojnë për politikanët”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

Të ngjashme