Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti në tubimin në Prizren ka thënë se beson që çdo qytetar, të gjithë njerëzit e shkencës dhe dijës do ta bëjnë ndryshimin e madh me 11 qershor.
“Ne kemi një përgjegjësi të madhe si gjeneratë e re. Kemi marr përgjegjësi ti prijmë listës me një koalicion të jashtzakonshëm, me një program të jashtzakonshëm me njerëz të duhur. Ne jemi e vetmja alternativë për të ardhmen e Kosovës, jemi të vetmit që mund të promovojmë zhvillim ekonomik tek sektori privat”, ka thënë ai.
Hoti ka shtuar se ky program është i thjesht që plotëson nevojat e të rinjve, të vjetërve, bujqve.
“Ne kemi mbërri ta ndalim tenderomanin, korrupsionin masiv, krijimin e 40 mijë vendeve punës. Por puna nuk është kryer endem, ne duhet ta vazhdojmë e kjo do të ndodh me 11 qershor në ditën e çlirimit. Prej themelimit të ushtrisë bashkë me partnerët tanë, prej zgjidhjes së demarkacionit, vizave ne do të vazhdojmë të ecim përpara dhe do të merremi me problemet e qytetarëve. Grupi jonë parlamentar nuk do të shtyhet me grupet tjera por do të merret me qytetarë. Ne nuk po garojmë vetëm për tu bërë kryeministër si ata që duan me çdo kusht këtë. Ne nuk jemi ata që gjuajm gaz lotësjellës në kuvend, ne duam të ndërtojmë partneritet sepse e kemi amanet nga Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.
“Ky vend nuk duhet të mbetet në duart e koalicionit të territ. Duhet të punohet këtu na mbështesni”, tha ai./Arbresh.info
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...