Lista Serbe ka mbajtur tubim parazgjedhor në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë, duke hapur kështu zyrtarisht fushatën në Kosovën qendrore.
Raporti thekson se ishin të pranishëm disa qindra ithtarë të kësaj partie, të cilët kanë mbështetur kandidatët e saj për deputetë. Bëhet e ditur se tubimi kishte filluar me intonimin e himnit të Republikës së Serbisë.
Kandidati i Listës Serbe (Srpske liste) për deputet, Branimir Stojanoviq ka përsëritur pohimin se vetëm Lista Serbe mund të pengojë formimin e ushtrisë së Kosovës, shkruan Radio KiM.
“Nesër ndoshta do të ndodhë që fëmijës tuaj, kushëririt, fqinjit dikush t’ia vesh uniformën e Ushtrisë së Kosovës që sikur duan ta formojnë, t’ia lënë në dorë pushkën dhe pastaj me pushkën tjetër ta detyrojnë të shkojë në veri të Kosovës ose diku tjetër. Detyrë jona është të themi jo, meqë gjatë tri vjetëve të shkuara nuk e kanë formuar ushtrinë fal nesh, e as që do ta formojnë”, ka thënë Stojanoviq.
Lista Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 qershorit ka paraqitur 20 kandidatë.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare