Pacolli: Vota juaj është kundër të keqes, mjegullës, korrupsionit e hajnave (VIDEO)

15:57 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga banorët e fshatit Zhur që të dalin në votime më 11 qershor dhe të votojnë kundër të keqes e korrupsionit.

Pacolli tha gjatë një tubimi të koalicionit LDK-AKR në këtë fshat se në zgjedhjet e parakohshme duhet të votohen njerëzit e drejtë, shkruan arbresh.info.

“I ndjeri president i Kosovës Ibrahim Rugova ka folur shumë për shpresën dhe ne e kemi kuptuar se qytetarët e Kosovës këtë koalicion e quajnë koalicion të shpresës. Ky koalicion do të jetësoj shpresën tuaj, prandaj mos hezitoni dilni të votojmë, vota juaj është kundër të keqes, kundër mashtrimit, kundër mjegullës, kundër korrupsionit, kundër zhvatjes, kundër hajnave e hajnive. Votoni njerëzit e drejtë”, u shpreh i pari i AKR-së./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1434239546641133/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme