Barcelona raportohet se është e gatshme për të dëgjuar ofertat që shtrohen këtë verë për mesfushorin turk Arda Turan dhe mbrojtësin francez Jeremy Mathieu.
Sipas një raporti nga ‘AS’, Barcelona shpreson të siguroj 41 milionë euro, të cilat ata i dhuruan për të siguruar shërbimet e Arda Turanit që ka dështuar për tu treguar vetën në dy vitet e tij në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Klubi i parë i mesfushorit, Galatasaray është i interesuar për të siguruar transferimin e tij derisa nuk kanë munguar as ofertat nga Kina.
Ndërkohë, mediat italiane pretendojnë se agjenti i Ardas, Ahmet Bulut, është takuar me drejtorin sportiv të Barcelonës, Piero Ausilio, në Milan muajin e kaluar.
Nga ana tjetër, agjenti i Mathieus, Bayram Tutumlu, i cili jeton në Barcelonë, ka thënë se tashmë ka folur me Bartomeun rreth të transferimit të mbrojtësit te Galatasaray./arbresh.info
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele