Kosova edhe në paraqitjen e tretë në kualifikimet e botërorit, nuk ka arritur më shumë sesa një humbje 3:0 ndaj Zvicrës.
Pavarësisht shpresave që ndaj “helvetikeve” do të arrihej diç më shumë, kjo nuk ndodhi.
Kosova në setin e parë u kufizua në vetëm 11 pikë, ndërsa periudha e dytë ishte akoma më e zbehtë për kombëtaren tonë, e cila kufizohet në vetëm 8 pikë.
Setin e tretë kombëtarja jonë tregoi më shumë dëshirë e vullnet, duke rezistuar deri në gjysmë të tij, kur shifrat ishin 10:13, në favor të Zvicrës.
Pastaj, Kosova arriti të barazonte 14:14, por deri në time-outin e dytë teknik, zvicranet rikthejnë epërsinë prej dy pikësh (14:16).
Deri në fund, Zvicra vazhdoi me seri të mirë, duke e fituar edhe këtë set (25:15), për ta mbyllur ndeshjen 3:0, për fitoren e tyre të parë.
Ndeshjen e rradhës, Kosova e zhvillon të shtunën ndaj Rumanisë nga ora 19:00.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...