Njohësi i çështjeve politike, Fadil Hoxha ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të AAK-së, Ahmeti Isufit i cili ka thënë se kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ”nuk ka kohë me humbë nëpër debate të kota”.
Hoxha iu ka drejtuar Isufit me atë se ‘Ramush Haradinaj është i papërgatitur për debat me Albin Kurtin e Avdullah Hotin’.
Ai po ashtu ia ka përmendur edhe debatet që janë mbajtur ndërmjet kundërkandidatëve për president të Francës, kështu duke treguar nëse pjesëmarrja është humbje kohe apo jo.
Ja postimi i plotë në Facebook:
Ore ti Ahmeti Isufi, mos ua fyej njerëzve inteligjencën dhe mos trego përralla!
Në Francë morën pjesë 11 kandidatë për president dhe patën së paku dy debate të drejtëpërdrejta në televizion. Athua ishin budallenj qe “humbën” kohë në “debate të kota”.
Athua fituesi dhe presidenti aktual francez, Emmanuel Macron, ishte “budalla” që “paska humbur kohën kot”?!
Trego që Ramushi nuk ka kapacitet që të përballet me kundërkandidatët për kryeministër dhe kaq.
Nëse nuk tregon atëherë po e marrim vesh ne të tjerët në mënyrë shumë të qartë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...