Mesa duket, ka një shpjegim shkencor për gjithë këtë. Është më e thjeshtë (ose më e vështirë) se ç’e mendoni.
E keni parasysh, apo jo? Njëherë jemi të gjitha të nervozuara, të ndjeshme, mallëngjehemi edhe me komeditë. Pastaj njërës prej grupit të shoqeve i vjen cikli, dhe pastaj të gjithave me radhë. Si një efekt domino i çuditshëm. Ndonjëherë ia vëmë fajin shoqes kur cikli vonohet, sepse asaj nuk i vijnë.
Sipas Carolyn Alexander, gjinekologe, në trupin e njeriut ekziston një substancë e quajtur Feromon, e cila është e aftë të veprojë edhe jashtë trupit të një gjallese, duke ndikuar tek gjallesat e tjera.
Por kjo ndodh kur njerëzit qëndrojnë për një kohë të gjatë, vazhdimisht, afër njëri-tjetrit, prandaj duket sikur grupeve të ndryshme u vijnë periodat në kohë të ndryshme.
Një tjetër faktor që ndikon është se periodat kanë një cikël prej 28 ditësh, ndaj praktikisht, me të ardhur një herë në të njëjtën kohë, ato do të vijnë njësoj edhe në muajin tjetër, për pothuajse të gjitha.
Kështu që, bëni gati shprehjen e re: Më thuaj me kë rri, të të them kur do të të vijnë periodat.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...