Pas Kroacisë, Thaçi udhëton për vizitë zyrtare në Slloveni

13:50 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Pas vizitës zyrtare në Kroaci, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Slloveni, ku do të pritet nga president i këtij shteti, Barut Pahor.

Gjatë takimit me presidentin slloven, presidenti Thaçi do të bisedojë për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Zyra për Informim e Presidentit ka konfirmuar se Thaçi pas takimit bilateral me presidentit slloven, ai do të merr pjesë edhe Samitin Brdo-Brione.

Atje, Thaçi do të merr pjesë në takimin e presidentëve të rajonit. Në këtë Samit mysafir special do të jetë presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmaier.

Përveç takime me presidentët e rajonit, Sipas Zyrës për Informim, Thaçi do të zhvilloj një takim edhe me presidentin gjerman Steinmaier.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme