Përplasjet mes BDI-së dhe Besës për pjesëmarrjen e palëve në përbërjen qeveritare vazhdojnë. Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta në debatin në Rruga Drejt ngriti dyshimin për një bashkëpunim të fshehtë të Besës dhe VMRO-DPMNE-së pasi partia e Bilall Kasamit zgjodhi të mos bëhet pjesë e qeverisë së Zoran Zaevit.
Por nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arben Llabënishti hodhi poshtë akuzat duke sqaruar se Besa nuk u bë pjesë e qeverisë pasi nuk ishin pranuar kushtet e tyre.
“Unë nuk e di Lëvizja Besa ku mbështetet dhe nuk hyri në qeveri ose nuk e mbështeti qeverinë reformatore. Me cilën është në koalicion?! Ndoshta mund që ka ndonjë koalicion të fshehtë me VMRO-DPMNE-në, ajo është puna e tyre”, tha Nevzat Bejta, BDI.
“Është publike, është mospjesëmarrja në qeverisjen e njerëzve të korruptuar dhe të inkriminuar për të cilët ka ngritur proces Prokuroria Speciale Publike, për të cilët janë dëgjuar në përgjime që janë të përfolur për këto lloj problemesh. Kjo është një nga principet esenciale të Lëvizjes Besa, bashkë me platformën e Ridefinimit”, deklaroi Arben Llabënishti, Nënkryetar i Lëvizjes Besa.
Nga ana tjetër, Llabënishti hodhi dyshimin mbi karakterin reformator të qeverisë së re, ndërsa Bejta garantoi se reformat do të realizohen falë mbështetjes nga faktori ndërkombëtare.
“S’kemi të bëjmë me një qeveri reformatore. Thash një qeverisje e cila mes partive politike që do të bëjnë koalicionin qeverisës nuk ndërtohet mbi bazë të principeve dhe mbi bazë të programeve të tyre nuk mund të pritet që këta të jenë nesër partner. Nuk mund të pritet të ketë vendim-marrje konsensuale. Nuk mund të pritet që të ketë pushtet të balancuar, nuk mund të pritet që interesat e shqiptarëve kështu si i kemi diskutuar ne deri tani të bëhen realitet”, theksoi Arben Llabënishti, Nënkryetar i Lëvizjes Besa.
“Kjo qeveri ka mbështetjen totale të miqve ndërkombëtar. Prandaj me mbështetjen që e ka nga miqtë ndërkombëtar, kjo qeveri quhet qeveri reformatore, që do t’i bëjë reformat në të mirë të vendit tonë”,tha Nevzat Bejta, Nënkryetar i BDI-së.
Besa është zotuar se pesë deputetët e saj do të mbështesin ligjet që janë në favor të shqiptarëve. /AlsatM/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...