Google ADS

Policia jep detaje për therjen e nxënësit në Mitrovicë

10:52 | 2 Qershor 2017
M. A.

Gjatë mëngjesit së ditës së premte rreth orës 08:00, një nxënës i shkollës “Fazli Grajçevci” në fshatin Shipol në Mitrovicë, është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

I lënduar është dërguar për në QKUK. Ndërkaq që një person, (nxënës), policia e ka arrestuar. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje. Ndërkohë që policia tashmë është në vendin e ngjarjes.

Lajmin për plagosjen e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi Rajonal, Avni Zahiti.

”Mund të ju konfirmoj se në mëngjesin e sotëm një person në shkollën ‘Fazli Grajçevci”, në fshatin Ship, në Mitrovicë është therur me thikë,. I lënduar është transformuar në QKUK, për trajtim shëndetësor. Ndërkohë që një person tjetër është arrestuar”, ka thënë për Express, Avni Zahiti.

Ndërkohë që drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, Skender Avdiu, ka thënë se nxënësi E. Begu ka përdorur një thikë dhe e ka ther G.Sadikun, edhe ky i klasës së nëntë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme