Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka bërë të ditur se vëzhguesit e saj në fushatë zgjedhore kanë vërejtur përdorimin e resurseve shtetërore në aktivitetet elektorale të partive politike.
Ismet Kryeziu, udhëheqës i këtij koalicioni ka thënë në një konferencë për media se disa parti kanë përdorur veturat zyrtare dhe shërbvyesit civilë në aktivitetet e tyre parazgjedhore, shkruan arbresh.info.
“Demokracia në Veprim ka të angazhuar rreth 60 vëzhgues në fushatë. Është vërejtur se resurset publike janë përdorur nga partitë, në 13 aktivitete partitë politike kanë përdorur resurse shtetërore duke përfshirë veturat dhe shërbyesit civilë”, ka thënë Kryeziu.
Duke folur rreth mbarëvajtjes së fushatës deri më sot, Kryeziu ka thënë se siguria ka qenë në nivelin e duhur pasi atë e ka garantuar Policia e Kosovës.
Ndërkaq duke folur për pjesëmarrjen e grave në fushatë, ai ka thënë se gratë janë prezantuar dhe kanë marrë pjesë në tubime me vetëm 21 për qind që sipas tij është një shenjë se s’ka barazi mes burrave dhe grave as në këtë fushatë./Arbresh.info.
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...