Google ADS

Ushqimet e shëndetshme që janë ideale për syfyr dhe iftar

09:11 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Ushqime të shëndetëshme
Gjithnjë e më shumë, njerëzit duan të bëhen më të vetëdijshëm, në lidhje me zgjedhjet e tyre ushqimore, të shëndetshme.

Ushqimet ideale për ata që agjerojnë, përfshihen ushqimet nga këto kategori:

– Mishi / Fasule: Një burim i mirë i proteinave, mineraleve dhe vitaminave të caktuara. Fasulet janë një burim i mirë i fibrave dietale.

–Buka / Drithërat: Një burim i mirë energjie, kjo gjithashtu siguron disa proteina, minerale dhe fibra diete.

–Produktet e qumështit: Proteina dhe kalciumi janë thelbësore për mirëmbajtjen e indeve të trupit dhe disa funksioneve relevante fiziologjike.

– Perimet: Ofrojnë fibra dietetike, si dhe vitamina A, karotine, likopina dhe antioksidantë. Të dobishme në parandalimin e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe shumë problemeve shëndetësore.

-Frutat: Kjo duhet të jetë pjesa e fundit e shujtës pas Iftarit, ose preferohet ngrënja së shpejti pas darkës, për të lehtësuar tretjen dhe për të parandaluar problemet gastrointestinale.

Siç e dimë, ushqimet me fibra ndihmojnë në reduktimin e aciditetit gastrik dhe acideve biliare të tepërta. Preferohet të shtohen frutat në planet dietike gjatë Syfyrit, për të siguruar një burim të mirë të fibrave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme