Nëse mbështeteni në pilula gjumi për të bërë gjumë, ju duhet të konsideroni mundësinë të mos e bëni9 më.
Tabletat e dizajnuara për një efekt të tillë, përbëjnë të njëjtin rrezik si pirja e një pakoje cigare çdo ditë, pretendon një ekspert, transmeton Klan Kosova.
Hulumtuesi i kërkimeve rreth gjumit në Universitetin e Arizonës, Shawn Youngstedt beson se ata që duan të pushojnë mirë, duhet të ushtrojnë më shumë.
Aktivitetet fizike u ndihmojnë të djegni kalori, duke iu ndihmuar ju të flini pa problem.
Hulumtuesit kanë argumentuar prej kohësh nevojën për trajtime të sigurta të pagjumësisë për shkak të rreziqeve që paraqet, përfshirë edhe kërcënimin nga sulmi në zemër.
Youngstedt i tha CNN: “Pilulat e gjumit janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Ato janë aq të dëmshme sa pirja e një pakoje cigare në ditë. Për të mos e përmendur se shkaktojnë infeksione, rënie dhe çmenduri tek të moshuarit, dhe humbin efektin e tyre pas disa javësh.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...