Forcat ajrore turke kanë kryer operacione të mëdha kundër terrorizmit në provincat juglindore të vendit dhe në Irakun verior në dy ditët e fundit, duke vrarë të paktën 12 militantë të PKK-së, raporton Anadolu.
Sipas zyrës së Guvernatorit të Hakarit, katër militantë të PKK u vranë në sulmet ajrore në provincën juglindore, transmeton portali arbresh.info.
Ai deklaroi se militantët ishin zbuluar nga një mjet ajror pa pilot në rajonin midis rrethit kufitar të Turqisë të Yüksekovas dhe zonën e malit Spi të Irakut të veriut.
Më parë të njëjtën ditë, gjashtë militantë të PKK-së u vranë në një sulm ajror mbi pozicionet e grupit në Irakun verior, tha ushtria turke.
Avionët luftarakë turq goditën PKK në rajonin Avaşin-Basyan, ndërsa militantët dyshohen se po përgatiten për një sulm ndaj vendeve të kufirit turk, tha Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë./Arbresh.info
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,