Barku i të dashurës së Cristiano Ronaldos konfirmon shtatzëninë e saj (FOTO)

07:38 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, së fundmi ka nxitur sërish spekulimet për shtatzëninë e saj.

Shkas për këtë janë bërë fotografitë e saj të fundit, ku 22-vjeçarja vuri në pah trupin e saj me bikini në një festë në Korsikë, ku ndodhej bashkë me yllin e Real Madridit, shkruan e përditshmja The Sun.

Cristiano Ronaldo dhe Gerogina së bashku me pushime në brigjet e Korsikës

Imazhet sugjerojnë se ajo ka disa shenja të hershme të shtatzënisë, gjë që do të thotë se një vëlla/motër për djalin e Cristianos është rrugës.

Ronaldo dhe Rodriguez dukeshin komod teksa çlodheshin në një jaht lukzoz në ishullin mesdhetar, bashkë me djalin e vogël të futbollistit.

Ata janë në qendër të vëmendjes së paparacëve, të cilët i ndjekin ngado. Kanë qenë pikërisht paparacët ata që kanë kapur me aparatet e tyre edhe një moment delikat, kur e dashura bukuroshe e Ronaldos ishte duke i hequr brekët në jahtin e tyre luksoz. Fotot kanë bërë xhiron e botës në pak kohë.

c5_11496340268 auto_c7_11496340266 auto_c11496340272 auto_c41496340271

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme