PDK-AAK-NISMA, sot në Obiliq, Shtime, Lipjan e Gjakovë

07:06 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Koalicioni PDK-AAK-NISMA dhe i nominuari i këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj vazhdojnë edhe sot fushatën zgjedhore në disa qytete dhe me disa aktivitete.

Kjo është agjenda e këtij koalicioni për sot:

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK – AAK e Nisma, Ramush Haradinaj,  nënshkruan Memorandumi me Pensionistët e Kosovës. (Hotel Sirius, 10:00)

Haradinaj, viziton Termocentralin Kosova A  në Obiliq. (Termocentrali Kosova A në Obiliq, ora 11:00)

Koalicioni PDK – AAK e Nisma organizon tubim zgjedhor në Shtime. (Restaurant “Migroll”, ora 16:00)

Koalicioni PDK – AAK e Nisma organizon tubim zgjedhor në Lipjan. (Pallati i Kulturës, ora 17:00)
Haradinaj mban takim me veteranët e Gjakovës. (Hotel Pashtriku, ora 19:30)

Haradinaj mban takim me të rinjtë e Gjakovës. (Xeni Imperial, ora 20:00)./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme