Ja çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë 30 ditëve agjërim

02:03 | 2 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Në Ramazan, myslimanët agjërojnë një muaj hënor çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit. Por jo vetëm myslimanët agjërojnë – edhe pse për ta agjërimi është një nga detyrat fetare, për shumë njerëz të tjerë agjërimi është dietë për të pasur shëndet më të mirë.

Gjatë 30 ditëve të agjërimit trupi përfiton shumë, këtu kemi mbledhur një varg informacionesh interesante në lidhjen që ka agjërimi me shëndetin.

Faza e detoksifikimit të parë (Dita 1 deri në ditën 2):

Në ditën e parë të agjërimit, niveli i sheqerit në gjak bie. Zemra ngadalësohet dhe presioni i gjakut zvogëlohet. Glikogjeni tërhiqet nga muskujt duke shkaktuar disa dobësi. Vala e parë e pastrimit të trupit nga helmet është më e vështira. Dhimbjet e kokës, marramendjet, fryma e keqe, gjuha e tharë janë shenjat e para të pastrimit dhe uria mund të jetë më intensive në këtë periudhë.

Faza e detoksifikimit të dytë (Dita 3 deri në ditën 7):

Yndyrërat, të përbëra nga acidet yndyrore të transformuara janë thyer për ta liruar glicerin nga molekulat e gliceridit dhe janë konvertuar në glukozë. Lëkura mund të bëhet me vaj sepse yndyrnat e dëmshme pastrohen nga trupi. Njerëzit me lëkurë të ndjeshme mund të kenë edhe puçrra në lëkurë por që nuk janë për tu brengosur. Sistemi i tretjes merr një pushim tejet të nevojshëm pas një pune të gjatë pa ndërprerje dhe gjithë energjinë e përqendron në pastrimin dhe shërimin e sistemit tretës. Qelizat e bardha të gjakut dhe sistemi imunitar rriten. Gjatë kësaj periudhe mund të ndjeni dhimbje në mushkëri sepse organet e pastrimit dhe mushkëritë janë në proces të riparimit. Fryma është ende e keqe dhe gjuha e tharë. Brenda zorrës së trashë kryhen shumë pastrime të mëdha dhe të nevojshme.

Faza e detoksifikimit të tretë  (Dita 8 deri në ditën 15):

Ju do të përjetoni energji të zgjeruar, mendje të pastër dhe do të ndjeheni më mirë. Lëndimet e vjetra mund të bëhen të acaruara dhe të dhimbshme. Ky është rezultat i rritjes së aftësisë trupore për të shëruar gjatë agjërimit. Nëse ju keni thyer krahun 10 vite më parë, ka inde të cilat shërohen gjatë periudhave të pushimit të trupit – përkatësisht agjërimit.

Ndërsa trupi zbulon indet e vdekura ose të dëmtuara, limfocitet hyjnë në substancat më të vjetra të dëmtuara të indeve të dëmtuara për të shpërndarë qelizat. Zonat e dëmtuara shërohen ngadalë derisa trupi i pushuar kontribon vetëm në gjërat të cilat nuk ka pasur kohë ta bëjë. Gjithashtu në këtë fazë vazhdimisht trupi lirohet nga toksinat.

Faza e detoksifikimit të katërt (Dita 16 deri në ditën 30):

Trupi është plotësisht i përshtatur me procesin e agjërimit në këtë fazë. Ka më shumë energji dhe qartësi të mendjes. Periudhat e pastrimit mund të jenë të shkurtra dhe të pamundimshme. Në këto ditë ndodh që fryma është e lehtë dhe e freskët. Puna e shërimit të organeve po përfundon. Mekanizmat e detoksifikimit kanë hequr agjentët e dëmshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme