Korab Sejdiu nga radhët e AKR-së në Interaktiv të KTV-së ka folur për qeverisjen që do ta bënte koalicioni LDK-AKR-Alternativa.
Ai ka thënë se sundimi i ligjit është themeli kryesor për zhvillim ekonomik, dhe të gjitha fushat e tjera për një shtet të mirëfilltë, ndërsa ka theksuar se duhet të ketë reformë totale.
“Sundimin e ligjit e shohim si themel për të ndërtuar planin ekonomik dhe fazat e tjera. Gabimi kryesor është bërë se nuk kemi pasur një plan të përgjithshëm të organeve të pavarura. Në fillim do të bëhet mandati i përgjithshëm për reformë. Alokimet për gjyqësorin kanë qenë qesharake. Gjyqësori ka mungesë personeli, teknologjie, e lëndë të pazgjidhura. Nuk duhet të jemi të kënaqur me gjendjen aktuale në gjyqësor, por duhet të bëhen reforma. Këtu kemi institucione që janë të pavarura, dhe duhet të funksionojnë si të tilla, dhe vetëm ashtu duhet të jetë”, ka thënë Sejdiu.
Ai më tutje ka shtuar se shërbimi korrektues ka shumë probleme, ndërsa është keqmenaxhuar, ndërsa ka theksuar se sistemi i drejtësisë duhet të ketë buxhet që të krijojë shtyllat.
“Sistemi korrektues ka shumë probleme, por është shumë i keqmenaxhuar. Kemi një problem thelbësor në qendrat korrektuese, pasi aty njerëzit hyjnë e dalin si në qendrat tregtare. Duhet të përcaktohen edhe më tepër të drejtat për lirinë e njeriut. Duhet t’i sqarojmë të gjitha gjërat me ligj. Duhet reformuar rrënjësisht duke i dhënë shtyllat, buxhet të gjitha sistemit të drejtësisë”, është shprehur Sejdiu.
Sejdiu ka thënë se koalicioni me LDK-në është bërë për ta çuar në opozitë PDK-në, e cila sipas tij nuk ka qenë partner mirëbesimi, ndërsa në shumë digastere ka sabotuar LDK-në gjatë qeverisjes.
“Kam thënë edhe më parë se një prej arsyeve që ne kemi bashku forcat janë vendosja e PDK-së në opozitë. Në të gjitha digazasteret ka pasur sabotime nga ana e PDK-së, në mënyrë që të përfitojnë. PDK-ja si partner nuk ka pasur mirëbesim për të qeverisur bashkë. Qëllimi është që PDK-në ta qesim në opozitë. Pavarësisht faktit, se në gjendje paniku, kanë bashkuar forcat me AAK-në. Grupimi jonë në këtë koalicion nuk do iu jep mundësinë që të bëjnë edhe një keqpërdorim”, ka thënë ai.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...