Google ADS

Morata arrin marrëveshje me Milanin

23:34 | 1 Qershor 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve nga mediat në Itali, AC Milan ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata.

Hierarkia e skuadrës në Serie A do të jetë e pranishme në Cardiff për të shikuar Moratan të shtunën në finale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, transmeton portali arbresh.info.

Manchester United dhe Chelsea janë gjithashtu duke kërkuar transferimin e Moratas, por duket se tashmë Milani do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Raportet nga mediat italiane shtojnë se Morata ka rënë dakord të nënshkruaj një kontratë pesë vjeçare që i siguron sulmuesit rreth 7 milionë funta në vit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme