Arsenali me super ofertë për sensacionin Kylian Mbappe

23:10 | 1 Qershor 2017
Arbresh Info

Arsenali raportohet se ka bërë një ofertë madhështore prej 87 milionë funta për të sjell Kylian Mbappen në Emirates.

18-vjeçari ka qenë në një formë sensacionale gjatë edicionit 2016/17 ku Monaco siguroi titullin e parë pas 17 viteve, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi ka shënuar 26 gola brenda 44 paraqitjeve në të gjitha kompeticonet.

Këto statistika fantastike kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, përfshirë Real Madridin, Manchester Cityn dhe Chelsean.

Lexo edhe: Xherdan Shaqiri shënon super gol ndaj Bjellorusisë (VIDEO)

Megjithatë, bazuar në ‘L’Equipe’, Arenali është klubi i fundit që ka reaguar duke shtruar një ofertë prej 87 milionë funta për të sjell talentin e shumëvlerësuar në Emirates.

Arsene Wenger mësohet se është një admirues i madh i sulmuesit dhe ka tentuar për të sjell atë tek “Topçinjtë” edhe verën e kaluar, para se lojtari të nënshkruante marrëveshjen e re me skuadrën franceze./arbresh.info

Të ngjashme