Thaçi i quan absurde akuzat se po ndërhynë në fushatë

23:26 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenca e Republikës së Kosovës ka hedhur hedh poshtë dhe i konsideron absurde akuzat publike të një partie të caktuar politike, e cila aktivitetet publike dhe kushtetuese të Presidentit, tenton t’i klasifikojë si ndërhyrje në fushatën elektorale.

Presidenca ka rikonfirmuar përkushtimin e Presidentit për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe me pjesëmarrje të larte të qytetarëve të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ne ndërkohë, aktivitetet e parapara të Presidentit brenda dhe jashtë Kosovës do të vazhdojnë të realizohen pa asnjë pengesë ashtu siç janë paraparë, pavarësisht fushatës elektorale në Kosovë.

Presidenti i Republikës së Kosovës është simbol i unitetit qytetar dhe politik në Kosovë dhe përfaqëson në mënyrë të barabartë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe partive politike, thekson presidenca.

Për më tepër, Presidenca e Kosovës kërkon nga partitë politike të përmbahen nga përpjekjet e zbehta për të involvuar Presidentin në fushatat e tyre elektorale.

Përpjekjet e tilla janë të dështuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme