Përfaqësuesja e Zvicrës ka siguruar fitoren e gjashtë radhazi në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Bjellorusisë.
Superylli shqiptar Xherdan Shaqiri shënoi një gol të bukur nga distanca prej 30 metra në fillim të ndeshjes miqësore të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori i Stoke Cityt realizoi një super gol nga distanca në minutën e 9′ të ndeshjes që ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar fitoren e gjashtë radhazi Përfaqësues së Zvicrës.
Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami ishin në dispozicion për zviceranët nga minuta e parë, ndërsa ylli tjetër shqiptar i Arsenalit Granit Xhaka u inkuadrua në fushë në minutën e 65′ të ndeshjes. Si zëvendësues i Silvan Wildmer, në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Florent Handergjonaj.
Pas kësaj fitore, Zvicra do të ketë luaj kundër Ishujve Faroe të premten e ardhshme në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”./arbresh.info
https://twitter.com/SFV_ASF/status/870365299324981248
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla