Shkencëtarët nuk kanë mund të pajtohen nëse inteligjenca në përgjithësi mund të matet dhe nëse po, atëherë nëse kjo varet nga gjenetika, apo përvoja jetësore.
Por, një studim i kryer në materialin gjenetik te 80.000 njerëz, shkencëtarët zbuluan 40 gjene, të cilat disa njerëz i bëjnë më inteligjent, transmeton kp.
Pas këtij zbulimi, numri i përgjithshëm i gjeneve të mençura është 52. Por, siç thonë shkencëtarët, këto gjene shpjegojnë vetëm një pjesë të vogël të inteligjencës së përgjithshme ose mungesën e saj, por studimi i këtyre gjeneve, prej të cilëve shumica janë të rëndësishme për zhvillimin e qelizave të trurit, mund të na ndihmojë që të kuptojmë se në cilën mënyrë inteligjenca është “e ndërtuar” në tru.
Rezultatet tash për tash shpjegojnë vetëm një pjesë të vogël të çështjeve interesante, se pse disa njerëz janë më të mençur se sa të tjerët, por njohuri të mëtejme për lidhjen ndërmjet inteligjencës dhe gjeneve ndoshta mund të sjellë përfundimisht “deri tek ajo që të zëvendësohet mungesa e inteligjencës te disa persona”. Daniel Posthuma nga Universiteti Vrije në Amsterdam, konsideron se manipulimi i gjeneve për të rritur inteligjencën është diskutabile, pasi kjo mund të ketë pasoja të paparashikuara dhe të padëshiruara.
“Para se shkencëtarët të vendosin për ndryshimin e gjeneve për të rritur inteligjencën, duhet t’i dinë të gjitha për këtë proces”, ka thënë Posthuma.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...