Franca do të jetë pa shërbimet e sensacionit të Monacos, Kylian Mbappe, të premten në miqësoren ndaj Paraguait për shkak të një problemi kofshë.
18-vjeçari debutoi te ‘Les Blues’ në fitoren 3 me 1 ndaj Luksemburgut në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Kampionatin Botëror në muajin mars, transmeton portali arbresh.info.
Ai pritej të luaj sërish kundër Paraguait, por trajneri Didie Deschamps ka bërë të qartë se do nuk do të rrezikoj me sulmuesin e ri.
“Kylian ka pasur një problem të vogël të mërkurën”, tha Deschamps në një konferencë për media. “Ai ka pasur dhimbje në kofshë”
“Ne nuk do të rrezikojmë me të”
Mbetet ende e paqartë nëse Mbappe do të rikuperohet në kohë për ndeshjen kualifikuese kundër Suedisë më 9 qershor./arbresh.info
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...