Shumë ngasës, në veçanti ata me përvojë, pa vetëdije kanë krijuar një mënyrë të veçantë të mbajtjes së timonit kur i japin veturës.
Në vazhdim 10 mënyra të mbajtjes së timonit që tregojnë personalitetit tuaj.
Minimalist
Ju provoni të jetoni jetën sa më thjeshtë që të jetë ë mundur. Ju preferoni të keni pak shokë të ngushtë dhe jo një rreth të gjerë shoqërie. Kjo nuk do të thotë se jeni të mërzitshëm, njerëzit vlerësojnë mënyrën tuaj të jetesës.
Logjik
Jeni person shumë i arsyeshëm dhe racional. Familja juaj vlerëson shumë aftësinë tuaj për të marrë vendime të drejta në çdo rast. Ju në disa raste keni luhatje të deponimit.
I qetë
Ju nuk i duroni konfliktet. Ju rrallëherë ngrisni zërin për të shfaqur pakënaqësitë tuaj. Ju nuk duroni armiqësinë ndërmjet njerëzve dhe keni aftësi të shkëlqyera për të zgjidhur konfliktet.
Perfeksionist
Duart i mbani në timon ashtu siç ju kanë mësuar në auto shkollë sepse sipas jush çdo gjë duhet bërë në mënyrën e duhur, që është edhe moto juaj. Falë kësaj, ju jeni të suksesshëm në jetë. Njerëzit rreth jush dëshirojnë të jenë si ju.
Njeri alarmant
Ju keni problem me panikun. Ju shikoni 2-3 herë një punë për tu siguruar që është mirë. Anëtarët e familjes ju thonë shpesh që të jeni më i qetë dhe me më pak stres pasi që ata e dinë që brenda jush gjendet një person i mrekullueshëm.
Aventurist
Jeni person që i doni aventurat. Kërcimi me parashutë, ngasja në terrene malore dhe shumë aventura tjera ekstreme ju përshkruajnë më së miri.
Boss
Ju jeni një udhëheqës i lindur i cili merr përgjegjësi. Njerëzit ju ju shohin si mentor dhe besojnë shumë në ju dhe vetëbesimin tuaj.
Njeri familjar
Njerëzit ju duan ju sepse ata ndiejnë mirësinë dhe kujdesin tuaj ndaj tyre. Ju jeni i lumtur kur njerëzit tuaj arrijnë sukses dhe jeni gati ti mbështesni ata në rast të dështimit. Përderisa tjerët provojnë të ndryshojnë jetën duke luftuar fort, ju relaksoheni dhe e merrni jetën ashtu siç ju vije.
Trendi
Ju jetoni jetën sikur çdo ditë të jetë ditë pushimi dhe nuk brengoseni për të ndryshuar ndonjë gjë. Të afërmit tuaj rrinë me ju kur duan të relaksohen.
Buldozer
Jeni njeri i ngarkuar me punë dhe nuk keni kohë për njerëzit që ju ndërpresin rrugën. Të afërmit tuaj admirojnë natyrën tuaj ambicioze dhe e dinë që në çdo moment mund të kenë përkrahjen tuaj.
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...