Google ADS

SHBA-të tërhiqen nga marrëveshja për klimën, e konfirmon Donald Trump

21:45 | 1 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një konference për shtyp ka njoftuar mbi tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja për klimën e nënshkruar në Paris gjatë administatës së ish-Presidentin Barack Obama.

“Për të përmbushur detyrën solemne dhe për mbrojtur Amerikën dhe qyetarët e saj, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja e klimës në Paris”, ka thënë Trump, transmeton portali arbresh.info

Tutje ai ka shtuar se do të fillojnë negociata për një marrëveshje të re, ose një transaksion krejtësisht të ri.

Ai ka theksuar se marrëveshja e re do të jetë në pajtim me politikat e SHBA-ve,

Trump marrëveshjen e klimës në Paris e ka quajtur ‘tradhëti’ ndaj SHBA-ve, duke shtuar ‘nuk mbështet një marrëveshje që dënon SHBA-të’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme