Google ADS

Për herë të parë në Kosovë, operohet në QKUK aneurizma e arteries renale

21:36 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është operuar me sukses, për herë të parë në vend, aneurizma e arteries renale – veshkës së djathtë.
Lajmin e ka bërë të ditur Dr Dugagjin Latifi.

Rasti, sipas tij, ishte një patologji e rrallë edhe në literaturën botërore, kurse pacientja e operuar në Kirurgjinë Vaskulare në QKUK kishte zgjerim të arteries renale me dimensione 30×24 milimetra.

Operacioni është udhëhequr nga Dr Bekim Ademi, me asistim të Dr Luan Jaha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme