Google ADS

UEFA tani lejon edhe zëvendësimin e katërt

19:42 | 1 Qershor 2017
Arbresh Info

UEFA ka njoftuar se nga tani do të lejojë edhe shfrytëzimi e zëvendësimit të katër gjatë kohës shtesë në turnet verorë.

Ky është eksperimenti i fundit që synon përmirësimin dhe modernizimin e lojës pas teknologjisë së linjës së golit dhe teknologjisë VAR që shërben si një video asistent i gjyqtarëve, transmeton portali arbresh.info.

Trupi qeverisës i botës së futbollit ka njoftuar se do të lejojë zëvendësuesin e katër gjatë kohës shtesë edhe te Kampionati Evropian i femrave, Premierë Liga U18 dhe U21 si dhe turnet e tjera.

Një gjë e tillë tashmë është testuar në Kampionatin Botëror për Klube në muajin dhjetor, ku Alvaro Morata ishte zëvendësuesi i katër nga bankina te Real Madridi.

‘FA Cup’ dhe Kupa e Skocisë kanë shfrytëzuar gjithashtu këtë sistem./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme