Ushtari i UÇK-së letër drithëruese drejtuar Zoran Zaevit

19:31 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Avdil Jakupi, i njohur si Komandant Çakalla i ka drejtuar një letër publike kryeministrit të ri të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Përmes kësaj letre ai kërkon nga Zaevi që ta liroj nga burgu, ku po qëndron për 14 vite me rradhë për një vepër që nuk e kabërë.

“I nderuar kryeministër, Zoran Zaev, jam plotësisht i pafajshëm. Ali Ahmeti, Fatimir Dehari, por edhe komandant Hoxha e dinin mirë se kush i ka vendosur minat, por nuk reaguan . Unë isha i pa mbrojtur dhe u montova nga Zoran Verushevski, vetëm pse isha pjesëtar i UÇK-së. U dënova me 22 vite burg, tani më 14 i kam përfunduar” , është shprehur ai në letrën e dërguar në agjencinë e lajmeve INA.

Ushtari i lirisë pas luftës së vitit 2001 akuzohet nga sllavo-maqedonasit me një akuzë të rrejshme se gjoja kam minuar trenin e linjës Athinë-Beograd. Pastaj duke qenë në arrati arrestoi dhe kidnapoi dy policë maqedon, njofton agjencia e lajmeve INA. Për këtë vepër dënohet me 15 vite dhe 7 vite për terrorizëm, gjithsejtë 22 vite burg.

Ai gjatë kohë po qëndron në burgun e Shkupit, i cili është i mbushur me shqiptar të dënuar pa fakte.

cakalla-policia

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme