Liverpooli ka konfirmuar se ka nënshkruar me mbrojtësin qendror finlandez Patrik Raitanen.
Sipas raporteve nga mediat finlandeze, Raitanen iu bashkua “Redsave” nga FC Jazz pasi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën e Jurgen Klopp, transmeton portali arbresh.info.
Ai do të luaj për skuadrën U18 të Steven Gerrard sezonin e ardhshëm.
“Momenti më i mirë në karrierën time dhe shpresoj se gjërat tjera do të vijnë së shpejti. Nuk mund të pres deri në fillimin e sezonit të ardhshëm”, shkroi ai në rrjetin social Twitter.
16-vjeçari ka luajtur te klubi në FC Jazz në Suomen Cup në fillim të sezonit./arbresh.info
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...