Haradinaj: Kosova s’do të jetojë më me punë të lëna në gjysmë

19:09 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK e Nisma, Ramush Haradinaj ka treguar para prizrenasve se cili është dallimi në Qeverinë që  mund ta kryesojë ai.

“Është një Qeveri e gjerë, që ka përkrahje të gjerë, janë tri parti, janë një numri i madh u njerëzve. Janë njerëz të zotë, të vendosur, njerëz besnik”.

“Kjo Qeveri nëse e vlerëson me qenë krahë për krahë me qytetarin mund ta bëjë këtë. Fakti që i prij kësaj Qeverie flet, jo vetëm me arritë deri tek vendimet, por me arrit edhe deri tek punët e kryera”.

“Kosova nuk do të jetojë më me punë në gjysmë, nuk mundemi pa rend e ligj, pa vendosur  rregull, nuk mundemi pa siguri, do ta ndjejmë këtë siguri në vendin tonë.”.

Haradinaj në vazhdën e fushatës zgjedhore në tubimin në Prizren ka folur edhe për prodhuesit vendor e edhe për shëndetësinë.

“Duam t’i afrohemi prodhuesit, veçanërisht prodhuesit të ushqimit, jemi të rrezikuar nga sëmundjet pikërisht sepse importojmë ushqim pa garanci se  çfarë po hamë. Duam të hamë ushqim të njerëzve tanë”.

“Maqedonia është vend fqinj, gëzohem që janë mirë dhe diçka shkon mirë. Një shumë shumë e madhe e parave të Kosovës shkon në Maqedoni ku qytetarët tonë kërkojnë shërim. Duam t’i kushtohemi shëndetësisë, e nëse i duhet shërbimi e kujdesi me mujt me ndodh në Kosovë”.

“Kosova ka plot sfida, se kemi të lehtë rrugën përpara, asnjë proces nuk vjen me dorë prej larg por niset prej popullit, prej njerëzve. Kam premtim se aleatët e Kosovës nëse e shohin se e kemi seriozisht, do të ja japin krahun Kosovës”, ka përfunduar kështu Haradinaj fjalimin e tij.

Të ngjashme