Zoff: Juve favorit ndaj Realit

18:57 | 1 Qershor 2017
Arbresh Info

Dino Zoff beson që “Juventusi është favorit” për të fituar finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit duke shtuar se ndeshja do të përfundoj me rezultat 2 me 1.

Legjenda e Italisë ka zbuluar parashikimin e tij para super ndeshjes të së shtunës në Carddif, transmeton portali arbresh.info.

“Mendoj që Juventusi është favorit sepse një skuadër si Bianconerët ka fjalën e saj”, tha fillimisht Zoff.

“Cristiano Ronaldo sigurisht mund të jetë një perspektivë e frikshme, por fortësia që posedon skuadra e Juventusit i bënë ata të besueshëm”

“Madje, mund të them që ndeshja do të përfundoj me rezultat 2 me 1”

Zoff ka zbuluar gjithashtu se nuk do të udhëtoj në stadiumin për të shikuar finalen në ‘Millennium Stadium’./arbresh.info

Të ngjashme