Kryetari i partive popullore evropiane Josep Daul në tubimin qëndror të koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka thënë se është kënaqësi që gjendet në këtë tubim.
“Adminiroj punën që ka bërë Isa Mustafa në modernizimin e Prishtinës gjatë mandatit të tij si kryetar. Isa Mustafa e di që është merita jote dhe e ekipit tuaj që sot kryeqyteti është zbukuruar aq shumë dhe është shëndërruar në një pasqyrë të shtetit në botën ndërkombëtare”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info
Ai ka thënë se ky koalicion ka mbështetje të plotë për zgjedhjet e 11 qershorit.
“Bashkëqytetarët tuaj duhet ta bëjnë një zgjidhje vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Ata mund të zgjedhin që të zhysin vendin në një rrugë qorre, të ushqejnë konflikte dhe të largojnë vendin nga rruga euroatlantike por jam i sigurt që ata do të dinë të bëjnë vlersim nga ata që ofrojnë punën e tyre për një Kosovë stabile me prosperitet evropian, pra besoni LDK dhe miqëve të tyre”, tha ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se ka përshtypje shumë të mira për kandidatin për kryeministër Avdullah Hoti.
“Ai është i ri, kompetent dhe një gjë që tregon vlerat e tij është se ai është gjithmonë i rrethuar nga familja. Andaj fryma e re që do të sjellin këta është e nevojshme për vend”, u shpreh Josep Daul./Arbresh.info
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR...
ShBA, “nxehet” fushata/ Trump e Harris shtojnë akuzat e ndër...
Ish-ylli i Liverpoolit do të largohet nga klubi i ri pasi re...
Rivitalizohet parku Drilon – Tushemisht, Rama: Gjerdan për e...
Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik
Njohësit politikë skeptik se takimi i ri në Bruksel do të ja...