Është vështirë të gjendet një përdorues të kompjuterëve, i cili nuk ka qenë i detyruar për një moment që “ta ngrijë” kompjuterin duke shtypur gjatë butonin për shkyçje. Por, sa e dëmton kjo pajisjen tuaj?
Përgjigjja nuk është e thjeshtë, pasi dëmi nga një ri-startim i tillë, i njohur si cold reboot, hard reboot nuk mund të sjellë dëmtime. Para se gjithash, është e qartë se përdoruesi i kompjuterit në këto rrethana nuk ka shumë zgjedhje, por opsioni i heqjes së kabllos nga pajisja assesi nuk rekomandohet.
Kompjuterët e sotëm duhet të jenë të sigurt edhe për hard reboot nga edicionet e kaluara dhe në përgjithësi është shumë pak e besueshme se mund të vjen deri te dëmtimi. Çfarë ndodh në përgjithësi me kompjuterin kur ai duhet te resetohet në këtë mënyrë dhe pse mund të bëhet një gjë e tillë?
Zakonisht resetimi, i cili mund të kërkohet nga sistemi quhet soft reboot, dhe jep kohë që sistemi operativ të shuajë aplikacionet dhe proceset e lansuara në fillim, të dërgojë sinjal në pllakën amë që të fillojë ri-startimin. Pas kësaj, pllaka amë dërgon sinjal që sistemi sërish të ngritet. Me rastin e hard reboot gjërat janë më ndryshe.
Përdoruesi duke shtypur dhe mbajtur gjatë butonin për lëshimin/fikjen e kompjuterit nis procesin e zbrazjes të të gjitha komponentëve, të cilët shërbehen me energji elektrike, dhe kur ky proces të ketë përfunduar, të gjitha pjesët e kompjuterit mbeten pa të.
Pra, ri-startimi duke mbajtur gjatë shtypur butonin nuk sjell kurrfarë pasojash të tmerrshme.
Arrestohen 33 persona me urdhëresa tё gjykatave gjatë muajit...
Kurti dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ambasadorja Ziv e...
Në 24 orë, policia shqipton 2460 gjoba në trafik
Aksident trafiku në Klinë të Mesme
Adeyemi me një përgjigje epike në gjuhën shqipe
I vidhet vetura një gruaje në Prishtinë