Google ADS

Presidenti i Partive Popullore Evropiane: Vetëm LDK e çon Kosovën në BE

16:56 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul, nga Gjilani, ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që mos t’i votojnë ata që, siç citohet në një komunikatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se çojnë qytetarët në qorrsokak, por ka bërë thirrje që të votohet për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj Avdullah Hoti, i cili e çon Kosovën në Evropë.

“Brenda dy javësh do të merren vendime të mëdha për Kosovën. Unë i porositi votuesit që të mos zgjedhin që ta çojnë Kosovën në një qorrsokak, por të votojnë LDK-në për një të ardhme evropiane”, ka thënë Daul.

Sipas komunikatës së LDK-së, Presidenti i PPE-së, grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Evropian, ka thënë se më 11 qershor Kosova do të marrë një vendim shumë të rëndësishëm, do të shkojë drejt një qorrsokaku dhe konflikteve të brendshme, ose do të vendosë t’i zgjedhë deputetët e LDK-së, që do ta çojnë Kosovën në një të ardhme evropiane.

Ai ka vlerësuar lartë kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër duke thënë se ai është një frymë e re për të cilën Kosova ka nevojë.

“Unë kam pasur kënaqësinë ta takoj z. Hoti dhe besoj që keni bërë një zgjidhje të duhur për ta çuar Kosovën në një të ardhme të mirë. Është i ri dhe kompetent, është një frymë e re dhe është njeri për të cilin Kosova ka nevojë”, citohet të ketë thënë Daul.

Ai e ka falënderuar kryeministrin Isa Mustafa, për ruajtjen e vlerave të LDK-së të cilat i ka ruajtur edhe në raste kur ka qenë i rrezikuar, nga gazi lotsjellës dhe molotovi.

 

Të ngjashme