SBASHK thotë se ka vërejtur te kandidatët e nominuar për kryeministër dhe të prijësit e listave të koalicioneve e subjekteve politike garuese për zgjedhjet e 11 qershorit një qasje e re ndaj sindikatave.
Për ketë Sindikatat e Bashkuara për Arsim Shkencë dhe Kulturë thotë se është mirë që ata po takohen me krerët sindikalë dhe po shpalosin pjesë nga programi dhe po deklarohen se nëse do të jenë fitues të zgjedhjeve do të zhvillojnë dialog të sinqertë me sindikatat dhe do të plotësojnë kërkesat e tyre.
Duke u gjendur në një situatë të re të angazhimeve të tilla të subjekteve politike, SBASHK-u u bën ftesë publike koalicioneve dhe subjekteve politike garuese që të ulen lirshëm me organet dhe përfaqësuesit legjitim të SBASHK-ut për të bashkëbiseduar se si e çka pas 11 qershorit.
SBASHK-u publikon përmbajtjen e memorandumit të mirëkuptimit që vlen për të gjitha koalicionet dhe subjektet politike pa marrë as edhe një obligim lidhur me votat sepse kjo sindikatë ka demokraci të dëshmuar dhe i ka lënë në të kaluarën e do t’i lë edhe tani e gjithmonë anëtarët që të votën e tyre t’ua besojnë atyre që ta konsiderojnë se për momentin janë më të mirët.
Memorandumi i SBASHK-ut drejtuar publikisht koalicioneve dhe subjekteve politike garuese ka këtë përmbajtje:
SBASHK-u ka demokraci të dëshmuar dhe i ka lënë në të kaluarën e do t’i lë edhe tani e gjithmonë anëtarët që të votën e tyre t’ua besojnë atyre që ta konsiderojnë se për momentin janë më të mirët.
Me fitoren tuaj në zgjedhje do të angazhoheni dhe do të mundësoni zbatimin e plotë të Kontratës së re të Arsimit, të nënshkruar më 18 prill 2018,
Projektligjin e përgatitur nga tri ministritë dhe SBASHK-u e të sponsorizuar nga MASHT-i do ta procedoni në Parlament në shatorin e vitit 2017 ,
Do të fillojë së zbatuari me një herë Ligjin për sigurimet shëndetësore,
Ligji i punës do të ndryshojë dhe do të përkrahen propozimet e SBASHK-ut,
Nga 1 tetori 2017 do të ketë ngritje pagash në sektorin e arsimit për 30 %,
Në ligjin e pagave do të përfshihet propozimi konkret i SBASHK-ut dhe MASHT-it lidhur me sektorin e arsimit,
Të ketë debat me sindikatat kur përgatitet projektligji për buxhetin dhe të përfillen idetë dhe kërkesat e drejta të përfaqësuesve sindikal.
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media