Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se deklarata e presidentit të ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë është dhënë për “konsum të brendshëm”.
“Presidenti i Serbisë e di mirë se Kosova është një shtet i pavarur i njohur nga 114 vende në botë. Ne do të përpiqemi që të vazhdojë të angazhohemi në njohjen dhe do të vazhdojmë dialogun”, ka thënë Thaçi gazetarëve pas takimit që pati sot me homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq në Zagreb.
Kreu i shtetit kosovar më tej ka thënë se Kosova do të punojë për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, raportojnë mediat kroate, transmeton Klan Kosova
Nga ana e saj, shefja e shtetit kroat, Kolinda Grabar-Kitaroviq tha se vendi i saj do të vazhdojë të mbështesë integrimin euro-atlantik të Kosovës.
Ata dy theksuan edhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet Prishtinës dhe Zagrebit dhe vlerësuan se ka nevojë për të rritur bashkëpunimin ekonomik.
Thaçi, i cili është në një vizitë zyrtare në Kroaci, u takua edhe me kryeministrin Andrej Plenkoviq.
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...
Hajrullahu: Pritet që për 5 vite programet e UP-së të marrin...
Barcelona nuk është e sigurt nëse Jonathan David do të kisht...