Google ADS

Atentatori ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë është gjyshi i Tamarës së ndjerë (VIDEO)

15:56 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Në Ministrinë e Shëndetësisë është gjuajtur me armë drejt ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Siç bëhet e ditur në vendngjarje kanë dalë menjëherë forca të shumta policore dhe e kanë arrestua Lupço S., 57 vjeçar nga fshati i Velesit, Kallasllari i Poshtëm.

Sipas medias së Shkupit, ai është gjyshi i Tamara Dimovskës së vogël, e cila vdiq duke e pritur fondin për operimin jashtë shtetit. Paratë e fondit asaj i arritën një ditë pas vdekjes.

Sot në orën 12.30 duhej të bëhet dorëzimi i funksionit ministror të ministrit të ri Arben Taravari.
Akoma nuk ka informata zyrtare se çfarë saktë ka ndodhur para Ministrisë së Shëndetësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme