Kurti: Një popull pa dije është një popull pa liri

15:12 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se një popull pa dije është një popull pa liri.

Këtë deklaratë, Kurti e ka bërë gjatë një takimi me studentët e UP-së, shkruan arbresh.info.

Lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:

Para dy ditësh u takuam me studentët e Universitetit të Prishtinës.

Një popull pa dije, është një popull pa liri.

Universitetit do t’ia kthejmë cilësinë akademike, do t’ia pastrojmë korrupsionin dhe nepotizmin, dhe do t’ia kthejmë vlerën diplomës.

E mbi të gjitha, arsimi i lartë do të jetë falas. Nuk do të jetë barrë për familjet e studentëve.

Bashkë me studentët, me të rejat e të rinjtë, do ta bëjmë Kosovën e zhvilluar e të përparuar.

#meZemër

#Albini2017

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme