Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Njomza Emini ka publikuar fotografi nga takimi me simpatizantë.
Emini gjatë këtij takimi ka thënë se është nder të jesh vajzë e Kodrës së Trimave. Ajo ka thënë se është privilegj që të jetë zëri si deputete në Kuvend dhe kryetare e komisionit për integrime evropiane, për të përkrahur personat me aftësi të vecanta.
Postimi i plote:
KODRA E TRIMAVE”
Shumë të çmuar qytetarë të Kodrës së Trimave, Të dashur miq, familjarë, kolegë, shokë, shoqe, fqinjë e dashamirë, Të nderuar përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ju rini e fisme e -Lagjes sonë-
Ishte dhe mbetet nder i pamatë të qenurit qytetare e vajzë e Kodres së Trimave! Për më tepër, është përgjegjësi dhe krenari të jem edhe Përfaqësuese e Lagjes që Prishtinës i ka dhënë prej kohësh shembullin e qytetarisë aktive; të përkushtuar për të mirën e përbashkët & jetën komunitare.
Ka qenë privilegji im të jem ZËRI JUAJ si Deputete në Parlamentin e Kosovës; të jem Kryetare e Komisionit për Integrime Europiane dhe të mos rresht së përkrahuri gratë shqiptare, të rinjtë e Kosovës, personat me aftësi të veçanta si dhe çdo qytetar tjetër, i cili për mua gëzon të drejtën absolute dhe të padiskutueshme të të jetuarit me dinjitet!
Dje, ju bashkëqytetarë të veçantë, në tubimin e mbajtur tek “Kodra” jonë, na dhatë forcë dhe vullnet për sfidën që po na pret, me përkrahjen tuaj të pakursyer!
Besimi juaj është amaneti im dhe i LDK-së!
Rruga jonë është e gjatë dhe me sfida, por unë do mbetëm besnike në përcjelljën e Zërit Tuaj në institucionet më të larta të Republikës së Kosovës!
Si dje ashtu dhe sot, jam krenare për Degën e mrekullueshme të LDK-së “Kodra e Trimave”;
Jam me fat që ju të respektuar qytetarë të Kodrës së Trimave i besoni Partisë dhe Përfaqësuesve tuaj!
Bashkë në çdo fitore, Bashkë të Vendosur Sinqerisht,
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...