Google ADS

Hoti: Kosova me fat që shumicën e popullatës i ka të rinj dhe fëmijë

13:52 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati për postin e kryeministrit nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka uruar fëmijët me rastin e shënimit të ditës së tyre.

“Gjithë fëmijëve të Kosovës dhe mbarë botës urime Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve! Kosova është me fat që ka shumicën e popullatës të rinj dhe fëmijë. Perspektiva për të rinj dhe fëmijë është prioritet absolut i Qeverisë që do ta drejtoj”

”Do ta funksionalizojmë Programin Kombëtar për Zhvillim gjatë Fëmijërisë së Hershme dhe do të krijojmë hapësira në fshatra e qytete për arsimin parashkollor për të gjithë fëmijët e moshës 3-6 vjeç”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme