Google ADS

Me çfarë këpucë po bën fushatë Enver Hoxhaj (FOTO)

13:50 | 1 Qershor 2017
M. A.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot fabrikën e prodhimit të këpucëve, Solid në Suharekë, ku ka parë për se afërmi punën e kësaj fabrike për nxjerrjen e produkteve në treg.

Hoxhaj ka vlerësuar lartë cilësinë e këtyre këpucëve, ndërsa ka thënë se rritja e eksportit të prodhimeve vendore do të jetë edhe një prioritet i Fillimit të Ri dhe koalicionit të PDK-së me partnerë.

“Nuk ka me këpucët e Solidit, që prodhohen në vendlindjen time, në Therandë. Këtë ndjenjë e provon sapo ti veshësh sikurse e bëra sot unë në hapësirat e kompanisë që tashmë po eksporton në shumë vende të botës. Me Fillimin e Ri, rritja e eksporteve të prodhuesve vendorë do të jetë edhe një prioritet i yni”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

18871340-834272346728429-118361637-n-1496316595-8984698

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme