Google ADS

Ronaldo: Kjo nuk është normale

13:27 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Tifozët e Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’, jo rrallë herë kanë fishkëllyer lojtarët e tyre pas paraqitjeve jo të mira, sidomos yllin e skuadrës së tyre, Cristiano Ronaldon.

Portugezi në një intervistë ka dalë kundër tifozëve të Realit, duke thënë se një gjë e tillë kurrë nuk i ka ndodhur derisa ishte pjesë e Manchester United.

“Të kritikohesh në stadiumin tënd nga tifozët nuk është normale, në Manchester United kjo kurrë nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Ronaldo.

Ronaldo pikërisht nga Manchester United në verën e vitit 2009, për 90 milionë euro iu kishte bashkuar Real Madridit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme