KFOR: Pa barazi gjinore nuk mund të përmbushim misionin tonë

13:36 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

KFOR-i të enjten organizoi konferencë për Ditën e Perspektivës Gjinore të KFOR-it. U tha se KFOR-i synon mundësimin e një platforme për organizatat ndërkombëtare, organizatat joqeveritare, KFOR-in dhe NATO-n, si dhe organizatat e sigurisë të Kosovës, për të diskutuar tema të lidhura me çështjet gjinore me fokus në “Perspektivën gjinore në siguri” dhe “Gjeneratën e re të Kosovës”.

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, tha se për herë të parë deri më sot po organizojnë një ngjarje jashtë kampit të tyre, e një gjë e tillë sipas tij shërben për tu lidhur edhe më shumë me shoqërinë kosovare.

“Perspektiva gjinore, kjo është pjesa e tretë e cila është diçka që po mundohemi të shohim në fushën tonë dhe qëllimi jonë është që të krijojmë një forum ku institucionet e rëndësishme të jenë në gjendje të kuptojnë njëri-tjetrin, njohurinë e shoqërisë, kulturës, zakoneve. Kjo është shumë e rëndësishme për neve, barazia gjinore po bëhmiet shumë e rëndësishme dhe nëse aspektet e barazisë ligjore nuk merren parasysh atëherë mund të jenë si pengesë për të përmbushur misionin tonë”, u shpreh Fungo.

E për këtë, Fungo tha se është esenciale heqja e paragjykimeve dhe gjetja e mënyrave sa më të mira të bashkëpunimit në mënyrë që palët të ndjehen pjesë e shoqërisë. Fungo theksoi se mbajnë kontakte me FSK-në, me Policinë e Kosovës dhe me të gjitha institucionet e Kosovës.

Komandantja e NATO-s, Michelle Hoëard, tha se nevojitet kurajo e madhe për të ndërmarrë hapa drejt barazisë gjinore.

Malala Yousafazi, sipas Hoëard, është shembulli më i mirë se çfarë një femër e re mund të arrijë, përderisa tha se edhe 15-të vjecarët e Kosovës kanë mundësi të tregojnë potencialin e tyre.

” Kosova është vendi më i ri, por më e rëndësishmja është që edhe në mënyrë demografike kemi edhe rininë më të madhe që është nën moshën 15-të dhe deri në moshën 25 vjeçare. Nëse i marrin këta 15-të vjeçar dhe atë se çfarë ka arritë Malala, shohim se ka energji dhe potencial edhe këtu në Kosovë. Kjo gjeneratë e fëmijëve 15-të vjeçarë janë gjeneratë e lindur pas luftës dhe dyshoj se kujtimet e tyre janë bartur nga prindërit e tyre që të kenë ndikim tek ta. Këto kujtime tregojnë rëndësinë e përkushtimit ndaj sigurisë. Do të thotë grup i këtyre 15-të vjeçarëve janë shumë të vetëdijshëm për botën pasiqë janë në hap me teknologjinë informative dhe e dinë se çfarë po ndodh nëpër gjithë botën. Ata e kanë potencialin që të arrijnë rezultate që do të çojnë përpara jo vetëm ata si individ por gjithë vendin”, u shpreh ajo.

Hoëard tregoi edhe pjesë të historisë së shqiptarëve, përkatësisht, ajo përmendi rolin e motrave Qiriazi të cilat, që siç tha ajo, ishin shembull i kurajos me hapat që ato ndërmorën për të mundësuar shkollimin e rinisë shqiptare.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila nuk mundi të ishte e pranishme në konferencë, kishte gjetur mënyrën virtuale për të dhënë porositë e saj me rastin e kësaj dite.

Ajo përmes një videoje u shpreh se pa fuqizimin e rolit gruas në shoqëri dhe institucione nuk do të ketë barazi ligjore.

” Ne kemi parë se si gratë lanë ndryshuar historinë. Gratë janë përforcuese të paqes dhe ato e kanë dëshmuar këtë jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Gjatë jetës sime kam takuar shumë oficer të sigurisë deh natyrisht kam parë se sa shumë ata kanë arritur për përforcimin e sigurisë në botë dhe në çdo hap me pjesëmarrjen e grave në forca të sigurisë. Gratë përbëjnë 50% të popullatës së Kosovës dhe pa ato si partner të barabartë ne nuk mund të flasim për perspektivë. Ne nuk mund të flasim për një shoqëri të lirë dhe nuk mund të harxhojmë një resurs të këtillë të çmuar. “Statistikat tregojnë që vetëm 11% e oficerëve janë gra”, tha Jahjaga.

Ndërkaq Jahjaga tha se në FSK ka pasur rritje prej 9 përqind, derisa theksoi se trendet negative të pjesëmarrjes të grave në forcat e sigurisë mund të jenë edhe për shkak të mentalitetit partiarkal që mbizotëron. Kurse tha se një sistem i drejtë gjinor tregon se duhet të ketë më shumë gra të përfshira në forca të sigurisë.

Igballe Rogova, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, theksoi se po vërehet një trend i shfrytëzimit të grave nga liderët politik duke iu dhënë atyre hapësirë vetëm në kohë fushatash.

Ajo preku tema të ndjeshme të gjendjes së gruas në shoqërinë e Kosovës si dhe trajtimin që iu bëhet kategorive të ndryshme të grave.

“Unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar kur po e lëshoj televizionin dhe dëgjoj debate që kanë të bëjnë vetëm me ushtrinë, kufijtë dhe fare nuk kanë të bëjnë me gjysmën e popullatës së Kosovës që janë gratë dhe vajzat. 26’06” Akoma sot e kësaj dite ne kemi dhunë në familje. Lëre që kemi dhunë në familje por tash po ndodhin edhe vrasje përbrenda. E çfarë ndodh me institucionet tona të drejtësisë? I falin vrasësit, se iu japin dënime të vogla dhe kësi soji inkurajojnë të tjerët me ushtru dhunë në familje që thonë “hajt se nuk qenka dënim i rëndë”. Ne kemi mekanizma por nevojitet implementimi i mirëfilltë i ligjit”, u shpreh Rogova.

Ndërkaq, për Rudinë Jakupin, hulumtuese nga KCSS, zhvillimi ekonomik është një ndër faktorët kyç për gjendjen e gruas sot. Ajo tha se edhe nga hulumtimet që ka bërë del se gratë dhe vajzat në Kosovë hasin vështirësi të shumta në tregun e punës sot.

Ndryshe, përkundër sfidave dhe ballafaqimeve që gruaja ndesh sot në shoqërinë kosovare, vëmendjen e të pranishmëve e mori edhe puna e mirë e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore të forcave të sigurisë. Punë kjo që vërehet edhe në hapësirat që këto institucione i japin gruas në strukturat e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme