44 njerëz vdesin nga etja në shkretëtirën e Saharasë

13:14 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Të mbijetuarit thonë se 44 persona kanë vdekur nga etja pasi automjetet e tyre u prishën në shkretëtirën e Saharasë në Nigerin verior, raporton BBC.

Gjashtë të mbijetuarit ecën deri tek një fshat i largët, ndërsa tani janë nën kujdes në Dirkou, njofton Kryqi i Kuq, transmeton portali arbresh.info.

Ata thonë se disa fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

Ganezët dhe nigerianët po përpiqeshin të shkonin në Libi, raporton sajti i lajmeve Sahelien.

Deri më tani askush nuk e ka vizituar vendin për të identifikuar trupat, shtoi Laëal Taher.

Rruga nga Niger në Libi është një nga mënyrat kryesore që emigrantët të arrijnë Afrikën e Veriut përpara se të kalojnë Detin Mesdhe për të arritur në Evropë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme